Koronavirusi ka pllakosur të gjithë globin me raste të shumta që shtohen çdo ditë.
Si shkak, edhe evenimente sportive e kulturore janë anuluar, ndërkohë që një njoftim vjen për sa i përket kompeticionit evropian EURO 2020 e cila është shtyrë në vitin 2021.
Organi drejtues i futbollit evropian, UEFA ka mbajtur një video konferencë urgjente ditën e sotme (17 mars).
Federata norvegjeze njofton se kampionati do të zhvillohet nga 11 qershori deri në 11 korrik, në vitin e ardhshëm.
Sipas BBC vendimi pritet të firmoset më vonë gjatë ditës së sotme.
Si pasojë e situatës së krijuar nga pandemia e COVID-19, janë shtyrë dhe kompeticionet e Ligës së Kombeve dhe EURO2020 për moshat U21 për vitin e ardhshëm.