Pëllumb Aliaj, mjek kardiolog me banim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, deklaroi se sot po jetojmë këtë situatë për shkak të një përgjigje të vonuar të Kinës.
“Kina ia mbylli gojën doktorit që e zbuloi virusin në javët e para të nëntorit. Për gati një muaj e mbajti fshehur, derisa shpërtheu në Wuhan. Asgjë nuk do të ndodhte nëse Kina do të kishte vepruar me përgjegjësi.
Unë e quaj Çernobili kinez. Bota po pëson skandalin e Kinës. E gjithë situata erdhi nga përgjigjja e vonuar e Kinës”, u shpreh Aliaj për A2.
Sipas tij, “ajo që e bën të veçantë këtë virus është fuqia e transmetimit, 2-3 herë më e madhe sesa e viruseve të tjerë”.
“Ka edhe një vdekshmëri të lartë, edhe pse jo sa ajo e Ebolës, që ishte gati 60%. E veçanta tjetër është se ai transmetohet edhe pa patur fare sindroma”, theksoi mjeku kardiolog.