77- vjeçari në Kosovë i cili është një nga dy rastet e para me koronavirus kishte 8 ditë që kishte ardhur nga Italia.
Ai është nga fshati Stubëll i Vitisë dhe kryetari i Komunsës Sokol Haliti ka bërë me dije se 15 persona të stafit mjekësor që mjekuan fillimisht të moshuarin janë futur në karantinë.
Më vonë pritet që të futet në karantinë i gjithë fshati Stubëll.
“Në karantinë i kam futur 15 persona të stafit mjekësor. Po ashtu menjëherë kemi marrë masat dhe shumë shpejtë pritet të futim në karantinë tërë fshatin. Jemi duke hulumtuar se më cilët persona ka pasë kontakt personi në fjalë”, ka thënë Haliti për klankosova.
Sot u konfirmua dy raste me koronavirus, një prej të cilëve 77- vjeçari nga Kosova i cili hyri në vend më 5 mars dhe një tjetër 20- vjeçare italiane prej të cilës janë izoluar tashmë 3 familje në Klinë pasi dyshohet se kanë pasur kontakte me të.