Kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vazhduar akuzat ndaj ish-kryeministrit të Ksovës, Ramush Haradinaj.
Për Haradinajn, Rama ka thënë se nuk e merr fare si referencë për tema të mëdha, duke e lënë të kuptohet se ai nuk merr vesh nga punët e jashtme të shtetit.
“E klasifikoj si një person që nuk e marrë fare si referencë për tema të mëdha”, ka thënë ai.
“Çfarë i ka bërë Ramush Haradinaj Kosovës? Jo vetëm se e vuri taksën. Unë kryeministrin Ramush Haradinajn e kam respektuar maksimalisht. Ka gënjyer ‘derrqe’ kur ka dalë në publik. Doli dhe gënjeu në mënyrën më skandaloze se Edi Rama më bëri presion me heq taksën në darkën në shtëpinë e Edi Ramës. Ka marrë vendimin më të dëmshëm për Kosovën”, tha ai.
“Ai është politikan folklorist”
“E padita në Kosovë e jo në gjykatë ndërkombëtare. Çfarë fitoj unë nga Kosova. Unë nuk fitoj asgjë elektoralisht por duhet të flas për Kosovën pasi e kam obligim. Sepse Kosova mua më intereson. Doni ju sdoni ju, unë nuk fitoja asgjë”