Ballina Aktualitet Rexhepi: Oponenti ynë është BDI-ja, shpresoj që Sela të ketë sukses dhe...

Rexhepi: Oponenti ynë është BDI-ja, shpresoj që Sela të ketë sukses dhe ta sjellim ndryshimin (VIDEO)

Nënkryetari i Lëvizjes Besa Kastriot Rexhepi duke folur për koalicionet parazgjedhore dhe ato pas zgjedhore në emisionin 10 Minuta në Tv21 ka thënë se oponent i koalicionit LSDM-BESA është Bashkimi Demokratik për Integrim, raporton TV21.

Ai ka thënë se oponent i koalicionit nuk është koalicioni opozitar, AAA-ASH.

“Neve oponent politik e kemi BDI-në dhe qëllimi ynë është të sjellim ndryshimin për një qeverisje ndryshe, një strukturë të re. D.m.th, oponent politik e kemi BDI-në. Sa i përket zotit Sela ne nuk e kemi atë oponent politik dhe uroj që ata të kenë sukses dhe ta bëjnë edhe ata pjesën e tyre që së bashku ta sjellim ndryshimin e shumë pritur tek shqiptarët”, deklaroi Rexhepi.

@tn.lajmelokale
@tetovanews