Presidenti amerikan, Donald Trump ka pranuar thirrjen e Guvernatorit të Nju Jorkut, Andreë Cuomo për të angazhuar Ushtrinë për të kontrolluar ruajtjen e distancës dhe zbatimin e masave kundër përhapjes së koronavirusit në vend, ndërkohë që shteti i Nju Jorkut tani ka 20,875 raste të konfirmuara me Covid-19, përfshirë 5,707 raste të konfirmuara sot, e hënë.
Nga ato raste, 13% kanë nevojë për kujdes spitalor, rreth një e katërta e tyre janë në kujdesin intensiv. Ka 157 vdekje të koronavirusit në këtë shtet amerikan.
Në një konferencë për shtyp të hënën në mëngjes, Cuomo tha se ai do të nënshkruajë një Urdhër Urgjencë që të gjitha spitalet të rrisin kapacitetin e shtretërve të tyre me 50%, dhe gjithashtu të kërkojnë që spitalet të përpiqen të zgjerojnë kapacitetin e shtretërve të tyre me 100%.
Ai thotë se shteti aktualisht ka kapaciteti 53,000 shtretër, i cili duhet të dyfishohet sipas parashikimeve të fundit në 110,000, me një parashikim të zymtë për rritjen e shpejtë të numrit të të infektuarve.