Friedrich Merz, anëtar i kristian-demokratëve të kancelares gjermane, Angela Merkel (CDU) dhe drejtues i partisë, i deklaroi agjencisë gjermane të lajmeve, DPA, se rezulton pozitiv me koronavirus.
“Një test koronavirusi, i kryer të dielën rezultoi pozitiv. Unë do të jem në karantinë në shtëpi deri në fund të javës tjetër”, tha Merz.
“Për fat të mirë kam vetëm simptoma të buta deri të moderuara”, tha 64-vjeçari.
Merz po lufton kundër figurave të tjera kryesore të CDU për të marrë kreun e partisë së qendrës së djathtë të Merkelit, një pozicion që do të vijë edhe me kandidimin për kancelar i Gjermanisë në zgjedhjet vitin e ardhshëm, kur Merkel të dalë në pension.
Das Wichtigste in der #Corona-Krise ist, dass wir zu einem neuen Miteinander finden. Die @Junge_Union hat mit #Einkaufshelden eine Initiative gestartet, bei der Menschen einander helfen. Das unterstütze ich gern. Schönes Wochenende und bleiben Sie gesund! (FM) pic.twitter.com/y0dzl5TAVH
— Friedrich Merz (@_FriedrichMerz) March 13, 2020