Ballina Aktualitet RMV, pacienti më i vogël me virusin korona është nga Shkupi, gjithsej...

RMV, pacienti më i vogël me virusin korona është nga Shkupi, gjithsej 148 persona të infektuar

Venko Filipçe, Ministri për shëndetësi në konferencën e sotme pasdite theksoi se pacienti më i vogël i prekur me virusin korona është edhe një fëmijë i moshës 9 vjeçare, transmeton Portalb.mk.

Ai theksoi se përveç tij, janë të prekur edhe prindërit e tij, por të gjithë janë me simptoma të lehta dhe tashëm gjenden në izolim shtëpiak. Ndërkohë, pacienti më i moshuar në vend është në moshën 91 vjeçare.

Ai sqaroi se masat e reja të marra në qytetin e Kumanovës vijnë për shkak të pesë rasteve të reja, që janë dy mjek dhe një motër medicinave.

“Janë diagnostifikuar pesë pacientë, prej të ciline tre punonjës mjekësor, pra dy mjek dhe një motër mjekësore. Priten rezultate nga 63 persona, personeli mjekësor në spitale, ashtu edhe anëtar të familjes”, deklaroi Filipçe.

Ndryshe, në Seancën e 27-të të Qeverisë së RMV-së u plotësuan masat për kufizim të lëvizjes, duke ndaluar hyrjet dhe daljet në Komunën e Kumanovës për transportin publik të qytetit, atë ndërkombëtar dhe atë hekurudhor.

https://youtu.be/q5pR4NzSxhw

Ministria e Shëndetësisë në kumtesën e orës 12:30 informoi se në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë shënuar edhe 12 raste të reja të virusit korona, me çka numri i përgjithshëm ka arritur në 148.

Sipas qyteteve janë regjistruar 7 raste të reja në Shkup dhe 5 në Kumanovë.

Sipas qyteteve deri më tani:

Shkup 88 raste

Dibër 40 raste, prej të cilëve 1 ka ndërruar jetë

Kumanovë 8 raste, prej të cilëve 1 ka ndërruar jetë

Shtip 7 raste

Kavadar 2 raste

Ohër 2 raste

Gostivar 2 raste

Deri më tani në RMV kanë ndërruar jetë një grua 57-vjeçare nga Kumanova dhe një burrë 63-veçar nga Dibra.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/