Kompania kineze e prodhimit të telefonave, TCL ka prezantuar disa modele që mund të na udhëzojnë se në çfarë drejtimi do të shkojë në të ardhmen e afërt evoluimi i telefonave inteligjentë.
Njëri prej këtyre koncepteve është edhe ai që njihet si “Tri Fold Phone” (TFP), ose shqip telefoni trefletësh. Bëhet fjalë për një model me tre ekrane në gjendje që të funksionojnë në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri kur janë të palosur dhe të funksionojnë si një ekran i tërë në momentin që hapen bashkë, apo vetëm dy prej tyre.
Vetë kompania është në fazë testuese të të gjithë këtyre modeleve. Ajo thotë se nuk ka ende një plan për prodhim masiv për treg, as një çmim se sa mund të kushtojë ky model dhe as ndonjë të dhënë tjetër.
“Për momentin jemi të përqëndruar tek dizajni dhe gjetja e një mekanizmi sa rezistent, aq edhe praktik për t’u përdorur nga njerëzit”, thotë kompania TCL.