Situata me koronavirusin është ndërlikuar në të gjithë botën. Ndërkohë ky virus vdekjeprurës nuk ka lënë pa prekur edhe futbollin. Duke qenë se është një nga sportet që mbledh me shumë njerëz dhe ka më shumë tifozë shumë ndeshje janë pezulluar.
Ndërkohë federatat e futbollit po bëjnë presion të vazhdueshëm për të përfunduar sezonin dhe me idenë për të shtyrë garën kontinentale të Euro 2020.
Presioni ndaj UEFA-s po bëhet gjithnjë e më i fortë, ku deri tani pothuajse të gjitha Federatat po kërkojnë të shtyjnë Euro 2020 për të lejuar që kampionatet kombëtare të përfundojnë me një minimum të rregullsisë së garës.
Aleksandër Ceferin tani për po reziston dhe pozicioni i tij është i kuptueshëm. Këto kërkesa vijnë pas mbylljes së kampionatit zvicerian edhe Seria A vendosi të ndërpresë ndeshjet e saj. Ndërkohë që edhe në shumë shtete të tjera është krijuar e njëjta situatë: ndeshje pa tifozë ose ndeshje të pezulluara.