Ballina Kronika 26-vjeçari vret të fejuarën studente mjekësie: Më ngjiti koronavirusin

26-vjeçari vret të fejuarën studente mjekësie: Më ngjiti koronavirusin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një student 26-vjeçar, Antonio De Pace, vrau të fejuarën e tij pasi prentendonte se e kishte infektuar me koronavirus.

25-vjeçarja Lorena Quaranta ishte një student mjekësie dhe shkonte në spitalin rajonal për të dhënë ndihëm e saj për pacientët e infektuar me covid-19.

Pasi kishte vrarë të fejuarën, i riu kishte tentuar të vriste edhe veten duke prerë damarët, por nuk ia kishte dalë, dhe nga frika kishte telefonuar ambulancën për ndihmë.

Para se të vdiste, Lorena Quaranta kishte postuar një mesazh në Facebook, në lidhje me situatën e vështirë që po kalon Italia për shkak të koronavirusit.

“Tani më shumë se kurrë ju duhet të demonstroni përgjegjësi dhe dashuri për jetën. Keni respekt për veten tuaj, për familjet dhe vendin tuaj.”

Ndërkohë i riu pasi mori mjekimin e parë në spital, do të çohet në paraburgim deri në ditën kur do të përballet me togat e zeza për të marrë dënimin për vrasjen e kryer.

Ai e ka pranuar krimin.

https://www.ilgiornale.it/news/cronache/omicidio-lorena-quaranta-de-pace-mi-aveva-trasmesso-1848643.html