“Vlerësojmë se është herët të flitet për datë të re për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare sepse në këtë moment, më e rëndësishme është që përqendrimi të jetë te lufta me virusin korona dhe te menaxhimi me pasojat që sjell kjo krizë ekonomike dhe shëndetësore.”
Por, VMRO-DPMNE-ja vlerëson se kjo temë imponohet nga LSDM-ja dhe e konsiderojnë atë si sjellje jonjerëzore.
Mendoj se është e pështirë, jonjerëzore, në kushte kur çdo ditë ka të sëmurë nga virusi korona, në kushte kur çdo ditë, mijëra persona humbin vendin e punës, në kushte kur për fat të keq, fëmijët humbin më të afërmit e tyre si pasojë e virusit korona, cilido, të flasë për datë zgjedhjesh. Është e turpshme dhe na ka ardhur te hunda me këtë sjellje të LSDM-së. Është sjellje jonjerëzore e LSDM-së-deklaroi Aleksandër Nikollovski, nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.
BDI-ja kujton se dekreti për ndërprerjen e procesit të nisur zgjedhor parashikonte që zgjedhjet të mbahen 20 ditë pas ndërprerjes së gjendjes së jashtëzakonshme. Ata besojnë se Presidenti do ta ketë parasysh këtë përpara se të shfuqizojë gjendjen e jashtëzakonshme.
BDI
“Sipas dekretit ligjor me të cilin ndërpremë procesin zgjedhor parashihet që dita e zgjedhjeve të jetë rreth 20 ditë pas ditës së fundit të gjendjes së jashtëzakonshme. Ashtu që fati i zgjedhjeve është në duart e Presidentit. Kur do që ai të ndërpresë gjendjen e jashtëzakonshme, atëherë rinisin afatet zgjedhore aty ku u ndërprenë ditën qe u vendos gjendja e jashtëzakonshme. Ne mendojmë që dy faktorë do e përcaktojnë vendimin e Presidentit; situata me pandeminë e me pas konsensusi i liderëve partiak.”
Për Aleancën për Shqiptarët, prioritet është shëndeti i qytetarëve dhe mendojnë se periudha më e mirë për zgjedhje është gjysma e dytë e korrikut. Ata thonë se duhet të sigurohet vëzhgim nga misionet ndërkombëtare për monitorimin e zgjedhjeve.
Mendojmë se koha më e përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve do të jetë pjesa e dytë e muajit korrik dhe kjo për disa arsye. Arsyeja kryesore është se sipas prononcimit të shumë epidemiologëve, virologëve dhe të shumë konstatimeve shkencore është që virulenca e virusit në temperatura të larta zvogëlohet ndjeshëm. Faktori i dytë, do të duhet të krijohen kushte që OSBE dhe ODIHR të jenë pjesëmarrës në monitorimin e zgjedhjeve- deklaroi Elmi Aziri, nënkryetar i Aleancës për Shqiptarët
Përpara ndërprerjes së procesit zgjedhor, KSHZ-ja kishte verifikuar listat e kandidatëve për deputetë. Për partitë, kjo është punë e kryer. Kurdo që të jetë data e ardhshme e zgjedhjeve, do të garohet me listat tashmë të verifikuara.