Prokuroria Publike në Shkup ka dorëzuar kërkesë deri tek Gjykata Themelore Penale në Shkup ku kërkohet që tre të arrestuarit në Hasangeg të denohen me nga 5.000 euro për shkak se kanë shkelur nenin 206 alinea 1 të Kodit Penal, gjegjësisht nuk kanë respektuar rekomandimet shëndetësore gjatë epidemisë.
Sipas Prokurorisë Publike të arrestuarit me datë 13 prill në ora 22:00 në lagjen Hasanbeg të Shkupit janë kapur jashtë shtëpive të tyre pa leje për qarkullim gjatë orës policore.
Nga Prokuroria njoftojnë se pas udhëzimeve të prokurorit, MPB tashmë po identifikon edhe personat që më datë 13 prill në shenjë proteste për arrestimin e tre personave dolën në rrugë duke shkelur rregullat për qarkullim, respektivisht orën policore./Alsat
https://youtu.be/w7LqdHlexPk