Kryeministri i britanisë Boris Johnson në një intervistë për “The Sun” ka folur lidhur me periudhën kur ai ishte shtruar në terapi intensive për shkak të koronavirusit.
I pyetur për më shumë detaje lidhur me ndjesitë e tij, Johnson pranoi se kishte pasur frikë se nuk do të arrinte që të shihte djalin e vogël.
“Të gjithë kemi shumë për të jetuar, shumë për të bërë, dhe nuk do ta fsheh nga ju, po mendoja për këtë, po. Kisha frikë se nuk do të arrija ta shihja. Por gjithsesi ka pasur detyruar vetën që të heq dorë nga këto mendime negative,” shtoi ai.
Më tej kryeministri tha se ishte i “emocionuar” për lindjen e djalit të tij Wilfred Lawrie Nicholas Johnson. I sapolinduri ka emrat e dy gjyshërve të prindëve dhe emrat e doktorëve që i shpëtuan jetën të atit.