Më në fund! Tashmë nuk kemi të bëjmë me një lajm duke treguar infektimet e lojtarëve nga Koronavirusi. Flitet për futbollin e vërtetë që është kthyer në krye të detyrës për të përmbushur misionin e tij primar, për të argëtuar njerëzit dhe tifozët.
E ku më mirë sesa në këto ditë, futbolli tregon edhe njëherë sakrificën e tij, për t’ia zbukuar ditën sportdashësve pas një traume psikologjike që ka kaluar nga COVID-19. Këtë herë do të shpalosim formacionet zyrtare për sportin më të ndjekur në botë.
E sigurisht që Gjermania është gjithmonë një model për t’u ndjekur, që i ka rikthyer kampionatet e para. Në Bundesligë kanë dalë formacionet zyrtare, atje ku Klaus Gjasula kthehet si titullar ndaj Dusseldorfit me te cilin luan edhe Valon Verisha, ndërsa me vëmendje të madhe pritet që të shihet super përballja Dortmund-Shalke, ku nuk mund të mungonte edhe i mrekullueshmi Haland.