Gostivari është tronditur në orët e fundit nga një vetëvrasje dhe një person tjetër që ka ndërruar jetë nga një sulm në zemër teksa shëtiste në periferi të qytetit. Alsat mëson nga burimet e tij se personi që ka bërë vetëvrasje kishte probleme të shumta familjare dhe financiare. Ai ishte i moshës 48-vjeçare dhe vetëvrasjen e ka kryer me armë zjarri në kokë. Ndërsa personi i dytë që ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Trupi i të ndjerit, ishte gjetur i pajetë jashtë shtëpisë, dhe ishte paraqitur fillimisht në polici, nga qytetarët, si vdekje e dhunshme, duke përfshirë edhe mundësinë e vetëvrasjes. Viktima me inicialet Z.M ishte i moshës 55-vjeçare. Policia është duke hetuar rastet në të dyja vendngjarjet dhe po ashtu ka mbërritur edhe hetueset paraprakë.
Njoftimi i SPB-së Tetovë për rastin e vetëvrasjes:
Në orën 5:55 të pasdites në SPB-në Tetovë është raportuar se në një ndërtesë të braktisur në Gostivar, përballë firmës “Lesnina”, shtetasi M.B (1972) nga fshati Banjica e Poshtme, Gostivar, ka kryer vetëvrasje duke qëlluar veten me armë zjarri në kokë.