Kryeministri i Irlandës akuzohet se ka thyer rregullat e vendosura nga vetë ai të distancimit social, pasi i fotografua pa bluzë duke u rrezitur në një piknik me miqtë në një park të mbushur me njerëz.
Taoiseach Leo Varadkar ishte me partnerin Matthew Barrett dhe dy miq në një park në Dublin të dielën, pak ditë pasi njëri nga zyrtarët e tij paralajmëroi irlandezët që të kenë kujdes e të mos dalin masivisht nëpër piknikë, ose të qëndrojnë jashtë më shumë se sa është e nevojshme.
Fotot shkaktuan pakënaqësi të mëdha dhe kryeministri u akuzua se edhe ai është njësoj si politikanët e tjerë, thjesht për ti bërë gjërat sa për të kaluar radhën, ndërsa të tjerë kërkuan dorëheqjen e tij.
Të shumtë janë irlandezët që kanë respektuar rregullat e vetëizolimit dhe që nuk kanë takuar të afërmit dhe fotot i acaruan së tepërmi ata.