Ballina Aktualitet Ku ndodhet Sulejman Rexhepi?

Ku ndodhet Sulejman Rexhepi?

Ku gjendet Sulejman Rexhepi, ish-Reisi i BFI-së në Maqedoninë e Veriut?  Kjo është pyetja që po parashtrojnë qytetarët pas ndryshimeve të këtyre ditëve në Bashkësinë Fetare Islame të RMV-së.

Janë ngritur dyshime që këtë veprim e ka përgaditur vetë Rexhepi që të shpëtojë nga sha ntazhet dhe kër cënimet e shumta që dyshohet se po ia bëjnë grupe të ndryshme.

Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut shkarkoi nga detyra kryetatin e deritanishëm Sulejman Rexhepi në mbledhje të mbajtur në Myftininë e Gostivarit.

Në vend të tij për ushtrues detyre u caktua Shaqir Fetahu, kryetari i deritanishëm i Myftinisë së Gostivarit.

Vetë Shaqir Fetahu lexoi vendimin pas mbledhjes së mbajtur në myftininë e Gostivari. Ai tha se vendimi hyn në fuqi dhe se ka përkrahjen unanime të myftinive. Që atë ditë, respektivisht që nga dita e Bajramit, Rexhepi nuk është paraqitur në opinion. /lajmpress/

https://youtu.be/OGePmmmanlY

Më 24 maj ai fali namazin e Bajramit në xhaminë Mustafa Pashës në Shkup, kurse në faqen zyrtare të BFI-së u publikua ky njoftim dhe këto foto:

Sot, 24 maj 2020, Myftinia e Shkupit organizoi programin e Faljes së Namazit të Bajramit në xhaminë Mustafa Pashë, në Çarshi të Vjetër, xhaminë më të njohur dhe njëherit ndër më të vjetrat në qytetin e Shkupit.

Që në orët e para të mëngjesit, akoma pa lindur dielli, besimtarët muslimanë, të udhëhequr nga delegacioni i lartë i BFI – së, me në krye Kryetarin e BFI Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, erdhën na Xhaminë Mustafa Pasha ku gjatë asaj kohe këndoheshin Mukabele, nga muzini i xhamisë Furkan Jahja.

Pas leximit të Kuranit, moderatori Rexhep ef.Imeri, përshëndeti të pranishmit në këtë program të Namazit të Bajramit dhe bëri prezantimin e të pranishmëve në këtë program.

Në orën 5:40 moderatori i këtij manifestimi bëri shpjegimin e faljes të namazit të Bajramit, e më pas, u bë dhe falja e namazit të Bajramit ku priu z. Murat ef Allkan Atashe për çështje fetare pranë Ambasadës turke.
Më pas, Hutben e Bajramit e lexoi Myftiu i Shkupit Dr.Qenan ef. Ismaili, ku përcolli mesazhin e Bajramit, me pas duanë e Namazit të Bajramit e bëri dekani i FSHI – së Shaban ef.Sulejmani

Vlen të theksohet se në këtë manifestim të pranishëm ishin; Dekani i FSHI prof.Dr. Shaban ef.Sulejmani, profesorë, edukatorë, studentë e nxënës, intelektualë dhe besimtarë të Shkupit, për të cilët edhe një xhami kaq e madhe në vend, dukej shumë e vogël nga prania e madhe e xhematlinjve që kishin ardhur për të falur namazin e Bajramit.

Ky manifestim u ndoq nga shumë mediume të vendit, ndërsa u transmetua drejtpërdrejt nga TVM2.

Pas përfundimit të manifestimit, Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi dha një deklaratë për mediume, me ç’rast të gjithë besimtarëve Muslimanë ua uroi Festën e Madhe të Fitër Bajramit.
Krahas mesazhit, ai i porositi besimtarët muslimanë që të jenë prej atyre që sakrifikojnë në rrugën e Allahut, të ndihmojnë njëri-tjetrin, sidomos të varfrit, si dhe të jenë më afër njëri-tjetrit.