Ballina Aktualitet LSDM jep datën e re: Zgjedhjet të mbahen me 21 qershor

LSDM jep datën e re: Zgjedhjet të mbahen me 21 qershor

Pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve duhet ti përfundoje obligimet e veta dhe në afat prej 22 ditësh të mbahen zgjedhjet parlamentare, thuhet në kumtesën e LSDM-së. Kjo do të thotë se ata janë për zgjedhje me 21 qershor, pra 22 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, shkruan Portalb.mk.

“Pikërisht për këtë, zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat fillimisht u shpallën pastaj u anuluan, duhet të mbahen në terminin e parë të mundshëm, kurse fushata parazgjedhore dhe votimi të jenë me masa të veçanta mbrojtëse, për shkak se të gjithë parametrat edhe zyrtarisht thonë se epidemia aktualisht është nën kontroll. Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese, e konfirmon kushtetutshmërinë e rregullores qeveritare për atë se si të mbahen aktivitetet parazgjedhore për shkak të virusit korona. Kjo do të thotë se afatet për procesin zgjedhor vazhdojnë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, KSHZ pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, duhet ti përfundoje obligimet e veta dhe në afat prej 22 ditësh të mbahen zgjedhjet” thuhet në kumtesë.

Ata ritheksojnë se nuk do të lejojnë “sportisti dhe politikani i dështuar, Hristian Mickovski dhe VMRO-DPMNE, të pengojnë proceset demokratike në vend dhe të krijojnë krizë”.

“Zgjedhje duhet të ketë për shkak të shëndetit të qytetarëve, për shkak të ekonomisë së re, për shkak të institucioneve të cilat duhet të ju shërbejnë qytetarëve në këtë shtet” thuhet në kumtesë.