Premier Liga do të rinisë nga e nga e mërkura e 17 qershorit. Në takimin e mbajt sot, 20 klubet e Ligës Premier votuan në favor të rregulloreve, të njohur si “Project Restart”.
“The Telegraph” shkruan se gjithçka do të nisë me dy ndeshje atë ditë, Aston Vila-Shefield Junajtid dhe Mançester Siti – Arsenal. Më këto ndeshje do të mbyllen ndeshjet e javës së 29-të dhe pas tri ditësh më 20 qershor dhe të luajnë të gjitha 20 klubet, ku pretendohet mbyllja e sezonit më 1 gusht.
Edhe pse Anglia ka një numër të lartë vdekjesh nga COVID-19 dhe aktualisht ka më shumë vdekje të përditshme dhe raste të reja se vendet tjera, futbolli i saj po merr një qasje më të lirshme në protokollin mjekësor. Periudha e karantinës nëse një lojtar testohet pozitiv në Britani është shtatë ditë, ndryshe nga Italia që e ka 14 ditë.