Dy vendimet e Qeverisë të marra gjatë mbledhjes së sotme kanë qenë kufizimi i lëvizjes së qytetarëve gjatë fundjavës që do të nis në orën 19 deri në orën 5 të ditës së nesërme, hetim dhe dënim për përgjegjësit e ngjarjes së djeshme në Strugë. Ministria e Shëndetësisë gjithashtu informoi se gjatë 24 orëve të fundit ka humbur jetën një person i infektuar më virus korona. 61 vjeçari nga Tetova që ndërroi jetë gjatë natës, ishte pranuar në spitalin “8 Shtatori” më 28 prill. Listës së të shëruarve i shtohen 20 persona. Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 242 teste, prej të cilët 14 kanë dalë pozitiv. Nga rastet e reja 6 janë regjistruar në Veles, 5 në Shkup, 2 në Prilep dhe 1 në Tetovë. Deri tani nga virusi korona në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 1586 raste, janë shëruar 1099, ndërsa kanë humbur jetën 90 persona. Raste aktive janë vetëm 397.
Hyni
Mirë se vini! Hyni në llogarinë tuaj
Forgot your password? Get help
Privacy Policy
Shërim fjalëkalimin
Rikupero fjalëkalimin
Një fjalëkalim do t'ju dërgohet në email