Ballina Aktualitet Pas shkarkimit nga Rijaseti, Sulejman Rexhepi jep dorëheqje të parevokueshme nga kreu...

Pas shkarkimit nga Rijaseti, Sulejman Rexhepi jep dorëheqje të parevokueshme nga kreu i BFI-së

Përmes një komunikate drejtuar besimtarëve myslimanë, ish kreu i BFI-së Sulejman Rexhepi bën të ditur se dorëhiqet nga kreu i BFI-së, post të cilin e mbajti për një kohë të gjatë. Në dorëheqjen e tij Rexhepi thekson se gjatë gjithë kohës sa ka qenë në krye të BFI ka punuar në ngritjen e arsimit të brezave të rinj dhe se për gjithë punën i përgjegjshëm ndihet para Zotit dhe ligjeve.

Në vazhdim letra e plotë e Rexhepit:

Kohëve të fundit në opinion qarkulluan një sërë dezinformatash dhe u zhvillua një fushatë të cilën unë
e vlerësoj jocivilizuese që kishin të bëjnë më personalitetin tim e qe hodhën hije mbi aktivitetin dhe
angazhimin tim në krye të BFI në RMV. Si prijës fetar dhe njeri, jam thellësisht i prekur nga kjo fushatë denigruese por ne asnjë çast nuk e kam
kontestuar të drejtën e askujt të shpreh mendimin dhe opinionin e vetë duke u mbështetur në faktin se
Gjykatësi i vetëm dhe përfundimtar i veprave dhe veprimeve të çdo njeriu është dhe do të mbetet vetëm Allahu Fuqiplotë.

Me këtë rast, dëshiroj të përkujtoj opinionin tonë të gjerë, miqtë dhe ata që s’kanë pasur qëndrim miqësor ndaj meje se unë, h. Sulejman ef Rexhepi, mbi dyzet vjet kam punuar dhe vepruar ekskluzivisht në Bashkësinë Fetare Islame të RMV, asaj ia kam kushtuar jetën dhe angazhimin tim, gjurmët e së cilës veprimtari gjithandej shihen dhe preken në vendin tone.

Ne BFI kam dhënë kontributin tim si teolog dhe udheheqës shumëvjeçar i sajë gjatë viteve te përmbushura me vështirësi dhe shqetësime të natyrave të llojllojshme duke u përpjekur t’a avancoj punën e institucionit të cilit i kam prirë, duke e profiluar dhe begatuar jetën fetare islame ne mënyra të ndryshme për t’ia afruar më shumë e me fuqishëm besimtarit mysliman dhe xhemateve tona. Në këtë vazhdë kam insistuar në ngritjen e cilësisë të arsimit fetar islam përmes jetësimit të vatrave arsimore dhe te Fakultetit te Shkencave Islame që kanë kultivuar nxënien e diturive të pastërta islame. Njëkohësisht, me bashkëpunëtorët e mi kam punuar pa kursim në ngritjen dhe revitalizimin e qindra xhamive të cilat sot janë ne shërbim te besimtareve myslimane.

Te gjitha këto i konsideroj gjurmë të cilat e përcjellin karrierën time ne BFI në RMV, duke mos mohuar
edhe ndonjë gabim qe ka mund te më përvidhet gjatë punës e për te cilin kërkoj ndjesë nga Zoti dhe nga
besimtarët tanë. Përmes kesaj komunikate timen, e njoftoj opinionin e gjerë se jap dorëheqje te parevokueshme nga posti Reisul Ulema të BF në RMY duke theksuar se per punën time deri ne keto momente mbaj përgjegjësi përpara Zotit dhe përpara Ligjit.

Bashkësisë Fetare lslame, për unitetin e së cilës kam punuar perhere e të cilën e ndiej si pjese përbërëse të jetës sime i dëshiroj suksese dhe pune të mbare ne të ardhmen, kurse besimtarëve mysliman ju uroj fat dhe dëshiroj qe paqja, dashuria dhe mirësia e Allahut ti përcjellë kudo që janë.

https://youtu.be/OGePmmmanlY