Dje (18 maj), në ora 13.00, në Stacionin policor të Tetovës, 44-vjeçarja nga Tetova, ka denoncuar se nëpërmjet profileve të ndryshme në rrjetet sociale në emër të vajzës së saj të mitur, personi i panjohur e ka shantazhuar dhe i ka kërkuar shumë të konsiderueshme të parave, në të kundërtën i ka kërcënuar se do t`i publikoj fotografitë e saj me përmbajtje komprometuese.
Menjëherë pas denoncimit, të njëjtën ditë, rreth orës 14 e 30 minuta, në rrugën e ,,Shtipit” në Tetovë, është privuar nga liria personi i mitur 16-vjeçar nga Tetova i cili dyshohet se është kryerës i kësaj vepre.
Merren masat dhe aktivitetet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, ku edhe do të pasojë parashtresë adekuate.