Ballina Aktualitet Vazhdojnë transferimet nga ASH në BESA (FOTO)

Vazhdojnë transferimet nga ASH në BESA (FOTO)

Largimet nga ASH-ja ditëve të fundit nuk kanë të ndalur, shkruan portali Tetova Sot. Pas largimit të kryetarit të degës Tetovës, Altrim Mamuti bashkë me disa nëndegë, sot atij i është bashkangjitur edhe një figurë mjaftë e rëndësishme, Qemal Qamili duke i reshtuar në mbështetje të koalicionit me Lëvizjen BESA informon TetovaSot . Sipas disa informacionëve, ditëve në vijim priten largime të tjera nga ASH për t’i bashkangjitur në një koalicion joformal me Lëvizjen BESA .Ts.mk.

Edhe një nëndegë e ASH-së i bashkangjitet Altrim Mamutit në koalicionin joformal me BESËN

Është duke vazhduar çarja në degën e ASH-së në Tetovë pas largimit të kryetarit të degës, Altrim Mamutit. Kryetari i nëndegës së ASH në fshatit Lisec Lirim Mustafi, sonte i është bashkangjitur ish kryetarit të degës në Tetovë, duke lidhur koalicion joformal me Lëvizjen Besa, raporton TetovaSot.
Në rrjetet sociale është postuar një fotografi, ku shihet se kryetari nëndegës njëherit edhe anëtari i kryesisë së degës Tetovës, Lirim Mustafi së bashku me kreun e Besës, Bilall Kasami dhe ish kryetarin e degës ASH-Tetovë Altrim Mamuti.
Ndryshe çarjet e fundit në ASH po marrin përmasa të mëdha, ku po paralajmërohen edhe dorëheqje tjera nga strukturat e tyre në shumë qytete./TS