Ballina Aktualitet Bashkëfshatarët të “këzdisët” me Mulla Sulën, nuk ishte sot në namazin e...

Bashkëfshatarët të “këzdisët” me Mulla Sulën, nuk ishte sot në namazin e xhumasë (VIDEO)

Thirrja për lutjet e së premtes i mblodhi në xhami banorët e Svillares së Epërme. Por, ezanit në xhaminë e fshatit të tij nuk ju përgjigj edhe Reisi në largim Sulejman Rexhepi. Bashkë vendasit e tij thonë se ai çdo herë xhumanë e ka falur aty, madje nuk kursyen kritikat për të bëmat e tij të fundit.

“Më thoshte babai im kaherë, o bir mos u bën me ngrënë hallku bukën me ty! Po si bëhet kjo? E shtron sofrën, e flasin njerëzia filani ashtu, fisteku kështu”.

“Nuk kam koment, nuk di ç’të them!”.

“Nuk dimë gjë të përgjigjemi, më mirë pyeteni atë!”.

Nga kabineti i ish-Reisit heshtin. Thonë se nuk do të kenë asnjë reagim për shkarkimin e tij. Ndërkaq, kritikat nuk i kurseu as imami i Porojit, i cili nuk iu bind urdhrave të tij. Maksut Abazi tha se Reisi i ri duhet të jetë pa afera korruptive, ndërsa BFI duhet të reformohet rrënjësisht përmes një procesi transparent.

Tetova News në YouTube:

Nuk është puna veç te kreu aty, por ndryshime duhet deri në portir. Duhet të bëhen ndryshime radikale që njëherë e përgjithmonë të zgjidhen problemet në BFI. Unë besoj që hoxhallarët dinë më së miri të gjejnë një ujdi, të shkohet në zgjedhje fer dhe korrekte -tha Maksut Abazi, imam i fshatit Poroj.

Edhe një kallëzim penal kundër ish Reisit u dorëzua nga avokati Aleksandar Tortevski. Sulejman Rexhepit mund t’i rëndoj edhe akuza për kërcënim të Qeverisë, pas deklaratës së tij që nëse nuk i ndajnë hise nga fondi i pandemisë vendin do ta shndërroj në Banglladesh, duke hapur edhe xhamitë pa rekomandime shëndetësore.