Presidenti i Kovës Hashim Thaçi i cili para pak ditësh u akuzua nga Gjykata Speciale për krime e supozuara të luftës ka bërë me dije se konferenca e njoftuar për sot do të shtyhet.
Akoma nuk ka ndonjë shpjegim për shtyrjen, por vetëm është njoftuar nga presidenca që kjo deklaratë publike do të bëhet nesër në orën 20:00.
Akuzat ndaj Thaçit erdhën në kohën që ai kishte marrë avionin për t’u nisur për në SHBA ku kishte një takim në Shtëpinë e Bardhë në lidhje me dialogun me Serbinë.