Katër skuadra nga UEFA Nations League, kompeticioni më i ri për kombëtaret i krijuar nga UEFA, do të shkojnë ne Europian, që është shtyrë në verën e vitit 2021.
Këto katër ekipe, do të vendosen pas ndeshjeve direkte me rivalët e tyre në ligat përkatëse. Më poshtë, janë 16 skuadrat që luftojnë për 4 biletat e fundit për në Europian, mes tyre dhe Kosova.
UEFA ka vendosur sot në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv se faza play-off për Europianin 2020, do të luhen nga data 8 tetor deri në 14 nëntor të këtij viti.
NDESHJET E NATIONS LEAGUE
LIGA A
Islandë-Rumani
Bullgari-Hungari
(ndeshje finale)
LIGA B
Bosnje H.-Irlandë e Veriut
Sllovaki-Irlandë
(ndeshje finale)
LIGA C
Skoci-Izrael
Norvegji-Serbi
(ndeshje finale)
LIGA D
Maqedoni e V.-Kosovë
Gjeorgji-Bjellourisë
(ndeshje finale)