Vazhdon fluksi i lartë i të infektuarve me Kovid-19 në vend. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 111 raste të reja. Numri më i madh në Shkup, pastaj Shtip, Kumanovë, Tetovë dhe Koçan. Ministria e Shëndetësisë njofton për 2 viktima dhe 6 pacientë të shëruar.
Qyteti | Raste të reja |
Shkup | 63 |
Shtip | 12 |
Kumanovë | 11 |
Koçan | 9 |
Tetovë | 8 |
Veles | 3 |
Gostivar | 3 |
Ohër | 1 |
Kriva Pallankë | 1 |
Në Qytetin e Shkupit numri më i lartë i rasteve aktive është në Çair, Butel, Gazibabë, Aerodrom, Saraj dhe Qendër. Në Komunat tjera si Studeniçan, Ilinden dhe Shuto Orizarë numri i raste aktive është nën 20.
Komuna | Rastet aktive |
Çair | 152 |
Butel | 59 |
Gazi Babë | 58 |
Aerodrom | 53 |
Saraj | 52 |
Qendër | 52 |
Karposht | 40 |
Kishella Vodë | 29 |
Haraçinë | 23 |
Në 24 orët e fundit janë kryer 1245 teste. Nga testet skrining Shtip, Prilep dhe Manastir asnjë rast nuk ka rezultuar pozitiv. Me bilancin e fundit, numri i të prekurve në vend shkon në 3025, ndërsa prej tyre 1226 raste janë akoma aktive.