Gjatë 24 orëve të fundit në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë evidentuar 205 raste të reja të të infektuarve me Kovid-19. Ndërkohë që numri i të shëruarve është më i lartë se i të infektuarve dhe shënon 336. Sipas raportit gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë edhe 6 pacientë të prekur nga Kovid-19.
Në Shkup janë të regjitruar 1871 raste aktive, kurse më së shumti janë në Çair, 323, informon Ministria e Shëndetësisë. Ja radhitja e rasteve sipas komunave në kryeqytet: Çair – 323, Aerodrom – 162, Butel – 146, Gazi Babë – 200, Qendër – 146, Karposh – 147, Saraj – 128, Gjorçe Petrov – 107, Studeniçan – 116, Shuto Orizare – 86, Haraqinë – 45, Ilinden – 31, Petrovec – 17, Çuçer Sandevë – 16, Sopishtë – 8, Zelenikovë – 13, Stranec – 5, Të tjerë të paklasifikuar – 67.