Fejzi HAJDARI
Çdo parti normale kërkesat për unifikim, qoftë të votave, qoftë të parimeve, i bën para zgjedhjeve. Vetëm Bashkimi Demokratik për Integrim ofertat e tilla i bën pas zgjedhjeve.
Herën e kaluar kështu dolën me Platformën e Tiranës (me ndihmën e Ramës) dhe pa realizuar asgjë nga kjo platformë dhe pa dhënë kurrfarë përgjegjësie për mosralizimin e saj, tani dalin me kërkesën për “5 shtylla”.
Edhe pse shihet qartë se “5 shtyllat”, janë përpiluar mirë nga këshilltarët jo shqiptarë që i kanë në parti, edhe më qartë shihet qëllimi i këtyre 5 shtyllave. Qëllimi i vërtetë nuk është të bashkohen shqiptarët, por, të mbulohet gënjeshtra për “klyeministrin shqiptar” dhe, si premtim që do ta shkelin me të dy këmbët, vetëm nëse Zaev u fishkëllon për të hy në qeveri. Jo jo vetem kaq, kjo eshte perpekje per te mbuluar edhe “vjedhjen skandaloze te votave” me 15 korrik.
Për fat të mirë tonin, e për fat të keq të Bashkimit Demokratik për Integrim, gënjeshtra e tyre me “kryeministrin” ishte aq e madhe, sa që nuk u mjaftojnë as 5, as 50, e as 500 shtylla, për ta mbuluar. Sikur t’i angazhojnë gjithë gaztarët jeshilë që ka Maqedonia për t’i glorifikuar këto “shtylla”, si “Platformë Shkupi”, prap kot e kanë.
Ali Ahmeti me 61 vjeç dhe Naser Ziberi me 59 vjeç, nuk lan tubim pa premtuar “klieministlin shqiptar”. E tash nëse krejt kjo rezulton rrenë, atëherë kush mund të pranojë “shtyllat” e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe të besojë se nuk janë një rrenë e re. Kur i gënjyen gjithë shqiptarët në Maqedoni, e jashtë saj, kush garanton se nuk do t’i gënjejnë partitë politike që eventualisht do të pranonin këtë propozim. Sepse, tashmë është e qartë se se rrenat e kësaj partie, kanë “shtylla” pa kufi, kurse veprat e tyre jo.