Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim. Ali Ahmeti është ftuar nga Gjy*kata Speciale me seli në Hagë.
Këtë informacion e ka konfirmuar vetë Ahmeti për TV21.
“Po, është e vërtetë. Më ka ftuar Specialja dhe do të shkoj”, tha Ahmeti.
Ahmeti është ftuar nga Specialja në rolin e dëshmitarit.
Paraprakisht Gjy*kata Speciale intervistoi presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin në lidhje me luf*tën e Kosovës me Serbinë. Nuk dihet nëse edhe ftesa e Ahmetit ka të bëj me intervistimin ose jo të Thaçit.