Janë mbi 1 milionë emigrantë që jëtojnë dhe punojnë prej vitesh jashtë Shqipërisë, të cilët kanë krijuar një kapital të konsiderueshëm duke punuar edhe në të zezë. Pikërisht kjo kategori mund të jetë subjekt I ligjit të amnistisë fiskale. Përfaqësuesi i komunitetit të emigrantëve shqiptarë në Greqi, Etmond Guri thotë se në shtetin fiqinjë ka hapësira të forta për të bërë evazion, ndaj dhe ligji i amnistisë mund të shihet me interes nga shqiptarët.
Greqi nuk është si Suedia, Norvegjia apo Gjermania që kanë rregulla strikte. Këtu në Greqi ligjet lënë vend për të bërë evazion. Ndaj mendoj së shqiptarët do të kenë interes për një nisëm të tillë për amnisti fiskale nga qeveria shqiptare. Janë rreth 14 mijë shqiptarë në Greqi të cilët, ushtrojnë aktivitet biznesi dhe mund të them pa frikë se janë biznese të mëdha që kanë një kapital të konsiderueshëm.
Sipas Gurit, në 2014 referuar të dhënave zyrtare nga Banka Kombëtare Greke kapitali shqiptarë në Greqi arrinte një shifër të konsiderueshme.
Nëse i referohemi të dhënave nga banka qëndrore greke, në vitin 2014 kohë kur Greqia ishte në krizë dhe shtetasit grek nisën të zhvendosnin paratë të tyre në vendet e tjera të Bashkimit Europian, kapitali shqiptarë arrinte sa 40% e 30 miliardë eurove që qarkullonin cash në ekonominë greke në atë kohë. Pra duke parë këtë shifër, mendoj se ka një mundësi të madhe që shqiptarët të përfitojnë.
Por sipas Gurit, ligji duhet të jetë i mirëmenduar dhe të ofrojë garanci të forta që emigrantët të mund të aplikojnë pa patur frikën e penalizimit. Nëse kjo do ta arrihet, atëherë ligji sipas tij do të jetë i suksesshëm.