Ajo që ju nevojitet për të hequr qafe yndyrën e barkut janë ushtrimet në palestër dhe zgjedhja e ushqimeve të duhura në jetën tuaj të përditshme, të cilat përshpejtojnë humbjen e peshës rreth barkut.
Mes tyre është edhe boronica. Hulumtimet nga Universiteti i Miçiganit kanë treguar që një dietë e pasur me boronica mund të zvogëlojë yndyrën në bark.
Gjysmë gote boronica ka vetëm 42 kalori dhe është plot me vitaminë C, K dhe mangan. Një studim i vogël zbuloi se njerëzit që hanin luleshtrydhe ose boronica për ‘snack’, minimizojnë të paktën një vakt nga përditshmëria juaj. Është gjithashtu një kategori frutash që mund t’i përfshini në mëngjes, sallatë apo edhe ëmbëlsira.
Shtoni një sasi të vogël të frutave më antioksidues në kosin tuaj, drithërat ose sallatën, dhe jepni një “dorë shtesë” në luftën kundër yndyrës rreth barkut. /tvklan.al