Ballina Shëndeti Disa përfitime nga terapia me akull që nuk i keni ditur më...

Disa përfitime nga terapia me akull që nuk i keni ditur më parë

Përkujdesi për lëkurën është padyshim një nga shqetësimet më të mëdha të vajzave. Një nga metodat më efikase për një pamje sa më të bukur është ajo e terapisë me akull, metodë e cila është përdorur gjerësisht dhe nga ekspertët.

Kjo metodë e rifreskon lëkurën e fytyrës, parandalon krijimin e rrudhave, lufton aknet dhe shenjat në fytyrë dhe përmirëson qarkullimin e gjakut duke e bërë lëkurën më të shëndetshme dhe plot shkëlqim, shkruan abcnews.al.

Lufton puçrrat

Trajtimi i fytyrës me akull është një nga mënyrat më të mira për të trajtuar problemet e akneve. Lani fytyrën, mbështillni një kub akulli në një pecetë të butë të pastër, dhe aplikojeni kundër puçrrave për 3 deri në 5 minuta. Rezultatet do t’ju habisin.

Redukton rrudhat

Akulli përmirëson qarkullimin e gjakut dhe parandalon rrudhat dhe plakjen e parakohshme. Masazhoni fytyrën për rreth një minutë çdo ditë para se të aplikoni produktet e tjera në fytyrë.

Redukton poret e hapura

Përdorni një kub akulli direkt mbi fytyrën tuaj për 2 deri në 3 minuta. Nëse e aplikoni këtë metodë për disa kohë, do të vini re që poret tuaja të zgjeruara dhe të hapura duke të pakësohen brenda pak ditësh.

Ndihmon në sytë e enjtur

Ka shumë shkaqe që ndikojnë tek fryrja e syve, por mos u shqetësoni. Merrni dy kubikë akulli dhe vendosini në dy copa, pastaj lërini mbi sytë e mbyllur. Masazhojini për rreth 2 minuta, duke bërë disa lëvizje të ngadalta rrethore.

Lufton yndyrën në bark

Nëse nuk mund të përballoni dot trajtimet profesionale, zgjidhjen e gjeni me akull. Vendosni një pjesë akulli në barkun tuaj për 15 minuta. Vendoseni sërish pas tre minutash, dhe pëërsëriteni këtë gjë derisa të bëhet një orë. Akullin mund ta përdorni edhe me çaj jeshil dhe rozmarine. Akulli shndërron qelizat e bardha të yndyrës në qelizat yndyrore kafe që mund të digjen nga procesi i metabolizmit më lehtë dhe shpejt. /abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews