Ballina Aktualitet Kryetarët e partive në përpjekje për të siguruar shumicën e re parlamentare

Kryetarët e partive në përpjekje për të siguruar shumicën e re parlamentare

Partitë në Maqedoninë e Veriut kanë nisur komunikimin për të siguruar shumicës e re parlamentare. Edhe pse nuk ka asgjë konkrete, të gjitha subjektet politike konfirmojnë se kryetarët janë në komunikim të vazhdueshëm. Nga VMRO-DPMNE-ja deklarojnë se kreu i tyre Hristijan Mickoski, gjatë takimit me ambasadoren e Gjermanisë në Shkup, Anke Hollshtajn i ka bërë me dije se është duke zhvilluar bisedime për të siguruar gjashtëdhjetë e një votat në Kuvend. Partia e Mickoskit nuk zbardh më shumë detaje mbi negociatat. Ndërkohë, nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë thonë se negociatat do të intensifikohen në fillim të muajit gusht. Socialdemokratët pranojnë se kryetari i tyre, Zoran Zaev është në komunikim me krerët e partive politike nga blloku politik shqiptar. Koali*cioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa gjatë mar*shit prote*stues të zhvilluar dje i bënë thirrje partive maqedonase që të mos bëjnë biseda me Bashkimin Demokratik për Integrim për formimin e shumicës, sepse sipas tyre partia e Ali Ahmetit nuk e ka legjitimitetin e shqiptarëve.

Porosia e parë është për partitë maqedonase. Të mos lejoni të nëpërkëmbni akoma legjitimitetin e shqiptarëve, ju e dini shumë mirë kush i përfaqëson shqiptarët nga 15 korriku e këndej – deklaroi Afrim Gashi, Kryetar i Alternativës.

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim thonë se kreu i partisë është në komunikim me liderët e partive shqiptare, ndërsa pas konstitutimit të Kuvendit pritet t’i nisë negociatat me liderët e bllokut politik maqedonas. Kuvendi përgënjeshtron informacionet se Talat Xhaferi është pozitiv në Kovid-19, duke potencuar se i pari i ligjvënësit në bazë të rekomandimeve të mjekëve është në pushim për shkak të lodhjes nga fushata zgjedhore. Në rast se Xhaferi nuk do të jetë në gjendje ta thërras Kuvendin më 4 gusht, atë mund ta bëjë deputeti më i vjetër i përbërjes parlamentare. Pas 15 gushtit pritet që presidenti Stevo Pendarovski t’ia besojë mandatin kryetarit që siguron 61 firma, ndërsa nga fundi i muajit gusht, në rast se negociatat shkojnë në bazë të afateve të parapara pritet edhe votimi i Qeverisë së re.

https://youtu.be/htOF0c8fF_M