LSDM-ja përmes një komtese për media ka bërë thirrje deri tek të gjithë deputetët e përbërjes së re parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e 15 Korrikut, që t’i bashkohen asaj dhe të jenë pjesë e Qeverisë së ardhshme, e cila ka për detyrë që të udhëheq vendin drejt anëtarësimit të plotë në BE, përcjell in7.
Kumtesa e plotë e LSDM-së:
Si një vend që në periudhën e ardhshme e presin sfida serioze, ne duhet të punojmë në mënyrë të përkushtuar që nga dita e parë dhe për rrjedhojë këto janë periudha kur nevojitet një qeveri e qëndrueshme që do të funksionojë me një mandat të plotë për të mirën e qytetarëve, një qeveri e përqendruar në ekonomi, drejtësi dhe negociata me BE.
Pas festave të Ilindenit fillon procesi i negociatave për bashkëpunim të mundshëm të koa*licionit, por ajo që është e qartë është se të gjithë deputetët në parlamentin e ardhshëm do të kenë mundësinë të bashkohen me forcat përparimtare të drejtuara nga LSDM-ja që sigurojnë sukses, përparim dhe zhvillim, të mbështetur nga shumica e qytetarëve dhe bashkësia ndërkombëtare.
Koali*cioni i udhëhequr nga LSDM do të jetë i hapur për të gjithë aktorët politikë, të cilët pranojnë të bashkohen në rrugën që të çon përpara, pra rrugën evropiane, rrugën e drejtësisë dhe ekonominë mbi të gjitha.
VMRO-DPMNE së pari duhet të sigurojë demokracinë për anëtarët e saj të cilët nuk mund të shprehen në një parti të tillë të kapur, dhe pastaj të sigurojnë dhe kontribuojnë për të ardhmen e vendit tonë.
Le të reformohet përbrenda, dhe të shohë se pse humbet në tre cikle zgjedhore me radhë, të pastrohet plotësisht dhe pa mëdyshje nga politikat e dëmshme të Nikolla Gruevski dhe trashëgimtarëve të tij.