Të nderuar miq,
Shoqëria jonë, rrethi ynë, qytetarët tanë jetojnë në ditë jo të mira. Ndjehem keq që kohën e fundit më duhet t’Ju drejtohem jo rrallë herë me telegrame ngushëllimi.
Mirëpo, gjendja aktuale me të cilën të gjithë përballemi, na obligon që shqetësimet, dhimbjet për humbjet e më të afërmeve tanë të mundohemi t’i ndajmë bashkërisht.
Përmes këtij telegrami, në emrin tim personal dhe në emër të institucionit që e drejtoj, shpreh ngushëllimet më njerëzore për ndarjen e parakohshme nga jeta të dy studentëve tanë: Rihane Imeri – studente e Fakultetit Ekonomik dhe Getoar Hasani – student i Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë.
Këto momente të vështira, le t’i ndajmë bashkë me familjarët e studentëve tanë që humbën fëmijët, me miqtë dhe kolegët e tyre.
Prehuni në paqe!
Prof. Dr. Vullnet Ameti
Rektor i Universitetit të Tetovës
I qeshur shkoi në amshim Getuari, me lot në sy e la babain e tij Lulin!
Më 9 korrik ai i mbylli sytë përgjithmonë. Getuar Hasani, student i Fakultetit të Mjekësisë e aktivisti i FL të LDK-së nga Ferizaji, nuk arriti të përballojë “dallgët” e sëmundjes vde*kjepruese të njohur se Leucemia acuta, shkruan Botapress.
Deri në castet e fundit të jetës, pranë kishte babain Lul Hasanin. Luli, një veprimtar dhe një emër i njohur në Ferizaj, po bënte të pamundërën që ta shpëtonte nga “kthetrat” e sëmundjes, djalin e tij Getin!
Por…fatkeqësisht, sëmdja u tregua e pamëshirshme. Ia mori djalin prej dorësh dhe e la duarthatë!
Pesë ditë pas amshimit të djalit Getit, Lul Hasani ka postuar dy foto me djalin e tij. Në njërën shihet Getuari i buzëqeshur e tjera duke qarë.
I qeshur shkoi në amshim Getuari, me lot në sy e la babain e tij Lulin!
Për me shumë ja postimi i Lul Hasanit në Facebook pesë ditë pas amshimit të djalit të tij Getuarit:
Get, ti shkove në atë botë ashtu siç je në foton e parë, ndërsa mua biri im më le duke qajtur pikërisht siç po qanë ti në foton e dytë!
Geti im, ti me siguri po qaje për ndonjë teke fëmijërore ndërsa unë bir do të qaj tërë jetën e arsyje të kam ty.
Me që nuk kam pas mundësi të i përgjigjem secilit po e shfrytëzoj këtë postim që të ju falemnderohem që më jeni gjetur pranë dhe e keni nda dhimbjen bashkë me ne!
Shpresoj të jem prindi i fundit që humb fëmijun.
Ua kthefsha për të mirë.