Në ishullin Maderia në Portugali, nga data 1 gusht kushdo duhet të mbajë maska mbrojtëse në çdo vend publik.
Vendimi i marrë nga pushteti lokal është i pari në Portugali që kërkon një masë të tillë.
Njerëzit do duhet të mbajnë maska edhe në rrugë, në ishullin ku vitin e kaluar shkuan rreth 1.5 milion turistë.
Edhe në Belgjikë, në bregdet qytetarët janë të detyruar të mbajnë maska mbrojtëse prej datës 25 korrik.
Maska lejohet të hiqet vetëm gjatë ngrënies apo kur njerëzit janë duke notuar.