Gjashtë muaj nga fillimi i epidemisë së koronavirusit, në Gjermani ende nuk ka rregullore të unifikuar për mbrojtje të të punësuarve.
Ministria e Punës kah mesi i muajit prill shpalli rekomandime, por ende nuk ekzistojnë rregulla obliguese në nivel gjerman, ndërsa sipas gazetës “Zidojçe cajtung”, për këtë fajtor janë punëdhënësit.
Disa shoqata të punëdhënësve mundohen ta shfrytëzojnë krizën për ta zvogëluar mbrojtjen e vendit të punës.
Në letrën e Shoqatës federale të shoqatave gjermane të punëdhënësve (BDA), që ishte publikuar në fund të muajit Maj, citohet se rregullat për mbrojtje nga koronavirusi në vendin e punës dukshëm duhet të zvogëlohen dhe të kufizohen vetëm në ato themelore.
Shoqata tregon se për shkak të fillimit të domosdoshëm të ekonomisë, të gjitha rregullat duhet të zbatohen në praktikë, përkatësisht shpejtë të verifikuara dhe të pakomplikuara.
Ndryshe, rregullat kanë të bëjnë me masat bazë për mbrojtje, siç janë obligimi për mbajtje të maskës, distanca e obligueshme, ndarje fizike në vendet e punës, pastrime të shpeshta dhe sistem më të mirë për ventilim.