Kam pranuar ftesën dhe do të shkoj të dëshmoj në Gjyk*atën Speciale të Kosovës, kështu ka njoftuar lideri i BDI-së, Ali Ahmeti se do të shkojë në Hagë të dëshmojë për Luf*tën e Kosovës. Por a mund një shtetas i huaj të dëshmojë për Lu*ftën e Kosovës dhe meqë Ahmeti do të shkojë në Hagë, a do të thotë kjo se ai ka shtetësi të dyfishtë?
Nga Bashkimi Demokratik për Integrim me përgjigje.
“Z. Ali Ahmeti ka shtetësi vetëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nuk është shtetas as i Kosovës dhe as i ndonjë vendi tjetër”, tha Artan Grubi, Sekretar Organizativ i Bashkimit Demokratik për Integrim.
Për këtë TV21 ka pyetur në Ministrinë e Drej*tësisë të Kosovës, por nga atje kanë deklaruar se nuk kanë të dhëna se nëse Ahmeti ka shtetësi të Kosovës. Por, duke cituar li*gjin për Dhomat e Speci*alizuara dhe Zyrën e Prok*urorit të Specializuar kanë bërë të ditur se shtetësia nuk është përcaktues se a duhet ose jo një person të merret në pyetje nga Gjy*kata Speciale.
“Dhomat e Specializuara kanë juridiksion mbi personat e shtetësisë kosovare/IRJ apo mbi personat që kanë kryer kri*me në kuadër të jurid*iksionit të tyre lëndor kundër personave me shtetësi kosovare/IRJ kudo që janë kryer ato kri*me”, thonë nga Ministria e Drej*tësisë në Kosovë.