Pas 82 ankesave që arritën dje në KQZ për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, njeriu i parë Oliver Derkovki thotë se për ato do të vendoset të dielën ose të hënën, kur pritet të merret vendimi për numërimin e fletëvotimeve.
Kjo do të ndodh sepse midis ankesave dhe vërejtjeve të paraqitura kërkohet një rinumërim i fletëvotimeve, një nga një.
“Ne do të presim deri nesër që të kalojë afati i dytë, kështu që të dielën ose të hënën komisioni do të mblidhet dhe vendos për ankesat e paraqitura,” tha kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor si i ftuar mbrëmë në Alfa TV, transmeton Tetova News.
Sot është dita e dytë për paraqitjen e ankesave, pas së cilës KSHZ brenda 72 orëve të ardhshme do të duhet të vendosë se cila prej tyre do të pranohet. Pas përfundimit të zgjedhjeve dhe shpalljes së rezultateve të para jozyrtare nga ana e KQZ-së, disa nga partitë kanë reaguar duke kontestuar rezultatin dhe duke thënë se bëhet fjalë për rezultate që nuk mund t’u besohet./TetovaNews