Një rast tjetër si ky me banorët e Siniçanit dhe të Urviçit, para disa viteve ka pasur edhe në mes të fshatit Patishka të Rekës të cilët nuk kanë lejuar ndërtimin e ujësjellësit për Sopishte dhe për “Sonçev Grad”,
por në atë kohë njësitet speciale mbronin punimet e ndërtimit të ujësjellësit, pra është e kundërta e asaj që ndodh sot, sepse banorët e Patishkës janë shqiptar, kështu shkruan gazetari Furkan Saliu në në status të tij në rrjetin social Facebook, përcjell in7.
Statusi i plotë:
Para disa viteve banorët e Patishka Rekës nuk lejonin ndërtimin e ujësjellësit për Sopishte dhe për “Sonçev Grad” sepse thoni qe nuk kane ujë mjaftueshëm për vete e le më për vendbanime tjera… Situatë e ngjashme si kjo me Siniçanin dhe Urviç.
Por a e dini ku është dallimi? Atë kohë njësitë speciale krijonin kushte që ujësjellësi të ndërtohet
A, ka edhe një dalim tjetër, banorët e Patishka Rekës janë shqiptarë ”, ka shkruar gazetari Saliu, i cili e ka ndjekur këtë situatë nga afër.