Koliti dhe kapsllëku janë shqetësime të zakonshme, nga të cilat vuajnë dy në tre persona dhe pjesa më e madhe janë femra. Shfaqen të vetme ose në disa raste edhe së bashku, duke krijuar tension abdominal, spazma, meteorizma, shkarkime të alternuara të pakta ose të shumta, të cilat shpesh bëhen akute ose në rastet më komplekse tentojnë të bëhen kronike.
Zorrët e ndiejnë menjëherë ndryshimin e stinës, por edhe dieta, duhani, nervozizmi, cikli menstrual dhe menopausa, kanë peshën e tyre.
Më poshtë ju rendisim arsyet për secilën:
Stresi
Muaji maj është shumë kritik për sa i përket stresit. Nervozizmi për ndryshimin e stinës, të klimës, ardhja e vapës etj, shpeshherë shkarkohet nga truri në zorrë, duke e bërë atë më të ndjeshme se zakonisht.
Mungesa e fibrave
Një dietë e varfër me fibra, por e pasur me ushqime të rafinuara dhe industriale e me përmbajtje të lartë sheqeri, kripe ose ushqime pikante (patatina, kikirikë etj), si dhe alkool, ka një veprim irritues dhe favorizon kapsllëkun.
Ndryshimet hormonale
Për sa i përket femrave, ndryshimet e hormoneve që paraprijnë ciklin si dhe ulja e nivelit të estrogjenit që ndodh gjatë menopauzës, kanë ndikim të drejtpërdrejtë në sintetizimin e seratoninës, në shëndetin e zorrëve dhe të peristaltikës.
Alko*oli dhe duhani
Ndër shkaqet jostinore që mund të irritojnë zorrën, nuk duhet harruar duhanpirja, sepse ashtu si alko*oli, nikotina ndikon shumë në inflamacionin e të gjithë aparatit tretës, duke shkaktuar kapsllëk.