Kryeministri Rama anuloi një vizitë të tij në Delvinë këtë të hënë, një rast i paprecedent në turet e tij të brendshme, pas qyteti jugor po jeton këto orë tron*ditjen e vde*kjes së 13-vjeçari, cili u konstatua i pajetë mëngjesin e së dielës, pasi zemra i kishte pushuar duke fjetur.
Pos këtij fakti, kryebashkiakja e Delvinës, Majlinda Qilimi, është tezja e të mit*urit të ndjerë. Kjo rrethanë ka bërë që shefi i qeverisë të anulojë vizitën e tij në qytetin 16 km larg Sarandës, ku do ishte për përfundimin e ujësjellësit të tij.
Ndërkohë, nga kjo zonë, Rama postoi nisjen e punës për hapjen e tunelit të Skarficës në segmentin Kardhiq-Delvinë, që është njëherësh tuneli i turizmit në jug të vendit.
Tuneli i përket një aksi që eliminon kalimin nga Gjirokastra e nga Qafa e Muzinës në drejtim të Sarandës, duke e bërë kohën e shkuarjes nga Tirana në Sarandë në tre orë, nga katër që është aktualisht.










![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-300x160.avif)



