Peshkatarët kapën një peshk gjigant në fshatin Santa Monica në ishullin Tubabao, qytetin Oras në provincën Samari Lindor disa orë pas një tërmeti të fortë në provincën Masbate dhe disa pjesë të Visayas Lindore në Filipine, transmeton Tetova News.
Sipas drejtorit të Byrosë së Peshkimit dhe Burimeve Ujore Rajonale, Juan Albalajedo, peshku quhet “Opah” dhe është një specie që gjendet në thellësitë rreth 500 metra të detit.
Opah, me një emër shkencor Lampris guttatus, është një peshk me gjak të ngrohtë. Gjaku i tij i ngrohtë e bën atë një grabitqar me performancë të lartë që noton më shpejt dhe sheh më mirë.
Albaladejo tha se tërmeti me 6.6 ballë që go*diti provincën Masbate, veçanërisht qytetin e Cataingan dhe u ndje në disa pjesë të Visayas Lindore këtë mëngjes mund të ketë dridhur dhe trembur peshkun dhe e ka detyruar atë të notonte drejt pjesës së cekët. Kjo u dha mundësi peshkatarëve ta kapnin atë.
Ai shtoi se Opah është një nga peshqit e shtrenjtë në treg pasi mishi i tij përdoret për të bërë sashimi, transmeton Tetova News.
Burimi: CNN Philippines