Kosovës të hënën i janë shtuar 120 raste të reja me koronavirus, pas marrjes së 452 mostrave.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar nëntë viktima, duke e çuar numrin total të të vdek*urve me koronavirus në Kosovë në 525.
Sipas të dhënave të këtij Instituti të hënën janë regjistruar edhe 122 raste që kanë mpo*shtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 3,334.
Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 13,454 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar po këtë ditë se në institucionet publike shëndetësore në Kosovë, aktualisht janë të shtrirë 442 pacientë, prej tyre 356 janë të prekur me koronavirus.
Në raportin ditor të SHSKUK-së është thënë se 7 pacientë janë në respiratorë, 28 janë duke u trajtuar me makinat e frymëmarrjes, CPAP, derisa 298 të tjerë janë në oksigjenoterapi.
Kosova ka gjithsej 700 shtretër në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale.