Humbja e flokëve është një prej dhimbjeve më të mëdha që përjetojnë, më së shumti, burrat dhe tashmë, për moshën s’mund të thuash më asgjë, sepse mund të fillojë qysh në hyrje të 20-ave. Por nuk është më një ngjarje e jashtëzakonshme. Sepse koha, teknologjia dhe bashkë me to, edhe metodat bashkëkohore, kombinuar me mjekë profesionistë, nuk e njohim më epitetin “e pamundur”, shkruan Class.
Tashmë ka një zgjidhje ideale, në rast se vuani nga rënia e tepërt e flokëve, hollimi apo humbja totale e tyre – ndërhyrja me anë të një transplanti.
Natyrisht, është një vendim jo i thjeshtë në jetën e dikujt që për vite me radhë i është dashur të luftojë me vuajtjet e veta, përbuzjen, talljet apo “lojën” e shokëve dhe miqve për moshën, në vite. Por vendosja për t’i dhënë fund acarimit dhe bezdisjes përmes një operacioni të thjeshtë mund të jetë një çështje që ndryshon jetën. Dhe këtu stafetën e merr BlueMagic Group.
BlueMagic Group – çfarë duhet të dini për emrin magjik?
BlueMagic Group është një emër mjaft i njohur në fushën e transplantit të flokëve në Turqi – një ndër klinikat më në zë në të gjithë vendin, që mban rekordin për suksesin dhe rezultatet e dhëna në më shumë se 17 vite të funsksionimit të saj.
BlueMagic Group, një klinikë e transplantit të flokëve në Turqi, është bërë një emër i famshëm për transplantimin e flokëve. Me seli në Stamboll, kompania ka ofruar shërbime superiore të transplantit të flokëve nga e gjithë bota për më shumë se 17 vjet.
Për afro dy dekada, BlueMagic Group ka investuar me emrat më të mirë të ekspertëve në këtë industri. Nën emrin e kësaj klinike, ata kanë kryer më shumë se 22 mijë transplante flokësh dhe rezultatet kanë qenë mbresëlënëse.
BlueMagic Group në Tiranë
Kohët e fundit, klinika e transplantit të flokëve ka hapur zyrën e saj të tretë të konsulencës në botë, në Tiranë. Kompania ka vendosur t’u vijë në ndihmë klientëve të cilët kanë nevojë të informohen paraprakisht për këtë ndërhyrje (specifikat e së cilës do t’i gjeni edhe në faqet e poshtëshënuara), duke u ofruar paraprakisht konsulta falas të gjithë të interesuarëve. Në këtë mënyrë, shumë prej tyre do të jenë më të qartë për transplantin që do të kryejnë në të ardhmen dhe, pa dyshim, do të njihen edhe me ofertat e ndryshme që vetë kompania do t’i komunikojë përmes njoftimeve në faqet e saj sociale.
BlueMagic Group mund ta gjeni lehtësisht edhe në qendrën e saj në kryeqytet – ku mund të gjejnë zgjidhje dilemat që ju kanë munduar prej kohësh sa u përket flokëve. Si në Stamboll dhe në çdo zyrë tjetër në të gjithë botën, kjo qendër, me teknologjinë më të fundit, siguron zgjidhjen e problemit të flokëve dhe rënies së tyre, sidomos në pjesën ballore.
https://youtu.be/G-SrwiLI7b8
Qendra, e cila ofron shërbim me kapacitet të mjaftueshëm, plotëson çdo kërkesë që keni, në një kohë të shkurtër, dhe siguron që të keni të njëjtin imazh për një kohë të gjatë pas përfundimit të shërbimeve të nevojshme. Problemi i humbjes së flokëve është më i pranishëm te meshkujt, madje që në moshë të hershme. Për këtë arsye, qendra e konsulencës në Tiranë do t’ju demonstrojë dhe orientojë drejt metodës më të përshtatshme për transplantin e flokëve.
Kush është Pasquale Minasi?
Pasquale Minasi është sipërmarrës, investitor, themelues i Blue Magic Group dhe autor i “Gjithçka që duhet të dini për transplantin e flokëve”.
Me një përvojë më shumë se 10-vjeçare, në transplantin e flokëve, Pasquale, i apasionuar pas përmirësimit dhe transformimit të kësaj industrie, po punon për të siguruar detaje më të plota rreth trajtimeve më të përparuara që flasin me fjalën e fundit të shkencës dhe teknologjisë – lehtësisht të disponueshme për pacientët e interesuar, pa mite dhe në tranparencë totale me publikun.
Motoja “Është e rëndësishme të mbani mend që një transplant flokësh mund të jetë një eksperiencë që mund të ndryshojë tërësisht jetën tuaj dhe zgjedhja e një trajtimi apo një klinike nuk janë vendime që duhet të merren lehtë” është shumë domethënëse dhe racionale në ditët kur klinikat “vrapojnë të të rrëmbëjnë” drejt tyre pa dhënë më herët një informacion të plotë për shërbimin që kryejnë.
Pavarësisht eksperiencës së gjatë në këtë fushë, Pasquale është gjithmonë në kërkim të metodave bashkëkohore dhe atyre që janë përputhje me interesat e klientëve. Raporti “pasion – cilësi – sukses” është përkthyer mjaft mirë në Blue Magic Group, ndaj edhe për vetë themeluesin e saj, asgjë nuk është më e pamundur. Megjithatë, vizioni nuk mund të ndalet…. Pasquale vazhdon të investojë dhe të jetë në kërkim të ideve të reja që ky biznes të sjellë sa më shumë fryte edhe në Shqipëri.
“Çdo ëndërr e madhe fillon me një ëndërrimtar. Mos e harroni asnjëherë që brenda vetes keni forcën, durimin dhe pasionin për të arritur qëllimet tuaja”.
BlueMagic Group
BlueMagic Group beson në krijimin e marrëdhënieve të ndershme, por gjithashtu, është një emër që ka qasje drejt besimit të plotë te rezultati, i cili është pak të thuash, magjik.
Faktorët ku përqëndrohet e gjithë puna e kompanisë janë tre:
– kosto konkurruese të transplantit të flokëve krahasuar me simotrat e tjera në treg,
– kujdesi i pacientit gjatë trajtimit të humbjes së flokëve
– teknikat bashkëkohore të implantimit të flokëve.
BlueMagic Group ka një qëllim – të jetë oferta kryesore e shërbimeve të transplantimit të flokëve në çdo treg ku operon.
Website: