Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 1.226 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar në 246.861 numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga virusi në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në llogarinë e tij në twitter, ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, njoftoi se gjatë ditës së fundit janë shëruar 923 pacientë të tjerë nga koronavirusi, me çka numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 228.980.
“Të dhënat tregojnë se ka një rritje të numrit të personave që janë në grupin e rrezikut, për shkak të moshës së tyre ose gjendjes së tyre (para-ekzistuese), të cilët kanë kontraktuar virusin COVID-19”, shkroi Koca.
Numri i të vdekurve në vend deri më tani është 5.934, përfshirë 22 viktima të raportuara gjatë ditës së fundit.
Profesionistët e kujdesit shëndetësor në Turqi gjatë 24 orëve të fundit kryen një rekord prej 70.119 testeve të dyshuara për COVID-19, ndërsa që nga shpërthimi i pandemisë kanë kryer mbi 5.59 milionë teste.