Një shqiptar 18 vjeç dhe një italian 19-vjeçar u deno*ncuan për vjedhje nga policia e Gjenovas në Itali, pasi i rrëm*byen çantën një shtetasi italian 61 vjeç, i cili udhëtonte me një motor që e kishte vjedhur.
Siç raportojnë mediat italiane, ngjarja ka ndodhur në Piazza Acquaverde, rreth orës 02:30 të së shtunës, kur ata sul*muan italianin që ecte me skuter, duke i rrëmbyer çantën.
Ata u ndoqën nga dëshmitarët, ndërsa një mik i 61-vjeçarit u përpoq t’i ndalonte hajdutët, derisa ndërhynë patrullat e policisë, që u njoftuan për incidentin.
Hajdutët u arre*stuan, ndërsa pas verifikimeve rezultoi se shtetasi italian e kishte vjedhur motorin me të cilin udhëtonte.