Ditën e sotme kryeminstri Edi Rama ka udhëtuar drejt Turqisë si kryetar në detyrë i OSBE-së dhe pritet të zhvillohet edhe një takim mes tij dhe Erdogan.
Më pas Rama do të niset drejt Greqisë do të takohet me homologun e tij grek Mitsotaqis, ku pritet të diskutohet çështja e detit.
Burimet pohojnë se kryeministri Rama do të udhëtojë në shtetin fqinj, më 15 dhe 16 shtator.
Pas Ankarasë dhe Athinës, ndalesa e radhës do të jetë në Berlin, në një vizitë zyrtare që pritet të ketë në fokus integrimin dhe pandeminë.
Pas vizitave jashtë vendit, Rama do të kthehet në mikpritës.
Më 25 shtator, pohojnë burimet, ai do të bëjë bashkë dy qeveritë shqiptare, Tiranën dhe Prishtinën në mbledhjen që do të zhvillohet në Shkodër.